Politike

“Qeveria Rama e ha turpin me bukë”! Basha: Mashtroi për paketën e tretë, s’janë recetë për mrekulli, por…

16 Tetor 2020, 10:32 Nga DOSJA
“Qeveria Rama e ha turpin me bukë”! Basha: Mashtroi për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Basha u shpreh se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të “mbrojtur” shkollat dhe se duhet të nisë shpërndarja e paketës së tretë për të papunët dhe pensionistëve.

Plani me 5 pika, mbrojtje e mësuesve, disa mësues kanë humbur jetën që nga fillimi i shkollës. Në shkolla mungon uji i rrjedhshëm. Nuk bëhet dezinfektim. Po kështu asnjë hap për të pajisur vogëlushët me tableta për të ndjekur mësimin online. Qeveria shqiptare është e vetmja që e ha turpin me bukë. Premtoi paketë të tretë dhe nuk ka për shtresta në nevojë. Merrni kamerat dhe shkoni tek dyqanet dhe shikoni që listat po shtohen dhe konsumi po bie. Duhet dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet dhe shtesë 20 mijë lekë në muaj për pensionistët dhe çek mujor 1000 € për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm. Ato para nuk janë recetë për mrekulli, por frenim i rrokullisjes drejt humnerës,”-tha Basha.

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sërish në konferencë për shtyp. Në fjalën e tij nga selia blu, Basha foli sërish për planin me 5 pika. Por gjithashtu u ndal edhe njëherë tek debati i djeshëm me kreun e qeverisë, Edi Rama. Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë nuk ka më asnjë ide për të drejtuar vendin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll