Politike

DOKUMENTET/ Plani i Lulzim Bashës për trajtimin e mbetjeve, 37 euro për ton në një kontratë 20-vjeçare

16 Tetor 2020, 11:27 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Plani i Lulzim Bashës për trajtimin e mbetjeve, 37 euro

TIRANË-Kryeministri Edi Rama prezantoi dje disa shkresa ku shihej një tjetër plan për menaxhimin e mbetjeve, në kohën kur në pushtet ishte ende Partia Demokratike.  Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente, në gusht të 2013, kreu i bashkisë Tiranë, Lulzim Basha nis tratativat lidhur me menaxhimin e plehrave të qytetit nga privatët.

Në studimin e fizibilitetit të firmosur nga Lulzim Basha thuhet se: 

“Fizibiliteti i objektit vlerëson se koncesioni për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e qytetit të Tiranës, nisur edhe nga eksperiencat ndërkombëtare të projekteve të ngjashme, do të jepet për një periudhë mesatare 20-vjeçare, me një investim kapital total në afro 34.6 milionë euro dhe një kosto operacionale në 37 euro/ton. Vlerësimi i bërë në studim për pagesën koncesionare që Bashkia Tiranë duhet të paguajë për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit vijon në 11,412.000 euro/vit – 12,382,000 euro/vit – 10,387.000 euro/vit, respektivisht për skenarët “base case”, “laë case”, dhe “high case”, thuhet në studimin e fizibilitetit të Bashkisë së drejtuar nga Basha në atë kohë.

Si nisi debati për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret edi rama lulzim basha akuzat e bashes per inceneratoret edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll