Politike

‘Nis hetimet, se iu mbrojmë ne’/ Basha: Qeveri gjobëvënëse, thesari është bosh! Arben Kraja të dalë për incenerator

16 Tetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
‘Nis hetimet, se iu mbrojmë ne’/ Basha: Qeveri

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sërish edhe sot në një konferencë me gazetarët nga selia e Partisë Demokratike, ku edhe ka diskutuar lidhur me situatën politike dhe anti-Covid në vend. Basha teksa akuzoi qeverinë për aferat korruptive me inceneratorët duke kërkuar nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraha që të dalë sot publikisht dhe të nisë hetimet për denoncimet e bëra nga PD-ja. Kryedemokrati i bëri thirrje Krajës të denoncojë presionet nëse ka patur dhe do të mbështetet nga opozita, ndryshe do mbajë përgjegjësi për heshtjen. Më tej, numri një i opozitës premtoi se në momentin që do të vijë në pushtet do të dërgojë para drejtësisë të gjithë zyrtarët e përfshirë në çështjen, e cila është kthyer në kryefjalë të politikës gjatë ditëve të fundit.

Më tej, në fjalën e tij para gazetarëve, kreu i PD-së mori edhe njëherë me radhë të gjitha pikat e planit të tij për rimëkëmbjen e ekonomisë, duke e akuzuar se nuk ka ide dhe zemër për të ushtruar detyrën. Tek kryeministri Rama, numri një i demokratëve u ndaj gjatë, duke e komentuar edhe njëherë daljen e tij publike në emisionin “Opinion”, ku zhvilluar edhe një debat virual, për jo më shumë se 10 minuta. Ndërsa lidhur me daljet e tij të përditshme, kryedemokrati tha se do të vijonte të zhvillonte konferenca për shtyp, derisa qeveria të merrte përsipër që të zbatonte planin me 5 pika, të përpiluar nga ekspertët demokratë.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll