Politike

“Më mësove si të jem një prind dhe njeri i mirë”/ Hajdari dedikim emocionues vajzës për ditëlindje

16 Tetor 2020, 08:50 Nga DOSJA
“Më mësove si të jem një prind dhe njeri i

TIRANË- Sot është një ditë e veçantë për deputeten e opozitës së re, Rudina Hajdari. Ditën e sotme vajza e saj ka ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte dhe një urim publik nga mami Rudina për vogëlushen e saj.

Deputetja ka publikuar një  foto të së bijës në Instagram dhe e ka shoqëruar atë me disa fjalë shumë emocionuese. Ajo shprehet se vajza e saj i mësoi si të jetë një njeri dhe prind i mirë.

“Gjithmonë kam menduar se do të isha unë ajo që do të mësoja se si të jesh një vajzë e mirë. Por në fakt doli që je ti ajo që çdo vit ti me ke mësuar se si të jem një prind dhe njeri më i mirë. Gëzuar ditëlindjen, Sihana”, shkruan Hajdari krahas fotos.

Hajdari është shumë aktive në rrjetet sociale dhe poston herë pas herë edhe foto të së bijës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll