Politike

Intervista e Ramës/ Lulzim Basha: Dy orë e gjysëm dje ishte në një shfaqje, gjithë ai kërcim pupthi në studio

16 Tetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Intervista e Ramës/ Lulzim Basha: Dy orë e gjysëm dje ishte

TIRANË– Në lidhje me intervistën që dha mbrëmjen e djeshme, Edi Rama në emisionin ‘Opinion’, Basha mendon se e gjitha ishte një shfaqje.

Kreu i Partisë Demokratike, teksa ndodhet në selinë e PD, përballë gazetarëve është shprehur se Rama fshihet pas maskave e se ditën e djeshme kërceu pupthi në studio vetëm që ti shmangej pyetjeve.

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me COVID. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Dje e morët premtimin se do kishte në paketë të tretë, vendet e tjera kanë premtuar të 4. Ai tha që s’do ketë as paketë të tretë, gjobat janë përgjigjia e vetme e Edi Ramës. Tani fshihet pas maskave, vetëm që të mos ndërmarrë ato. Nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe ai privati. Dy orë e gjysëm dje në një shfaqje. Gjithë ajo shfaqje, gjithë ai kërcim pupthi në studio u bë për tju shmangur pyetjeve. Pse nuk rimburson pacientët me COVID? Çmimin e naftës i rriti, taksat po, lekët i ka marrë qytetarëve…’– tha kreu i PD-së.

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sërish në konferencë për shtyp. Në fjalën e tij nga selia blu, Basha foli sërish për planin me 5 pika. Por gjithashtu u ndal edhe njëherë tek debati i djeshëm me kreun e qeverisë, Edi Rama. Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë nuk ka më asnjë ide për të drejtuar vendin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha basha ne konference 16 tetor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll