Politike

“Edvinit i ikën tepeleku, nuk thonë kot se godet ministrat në mbledhje”/ Berisha nuk i ndahet Ramës, i cakton sa vite bu

16 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
“Edvinit i ikën tepeleku, nuk thonë kot se godet ministrat

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me shpërndarjen e deklarateve të pasardhësit të tij, Edi Rama dje në televizion. Berisha ka shpërndarë një video ku Rama iu afrua shumë pranë gazetarit Robert Rakipllari, duke e akuzuar kreun e qeverisë së dhunonte ministrat e tij.

Gjithashtu Berisha i ka “prerë” edhe kohën që sipas tij Rama do të kalojë në burg pasi të lirohet nga pushteti. Për ish-kreun e qeverisë demokratike, Rama do burgoset jo më pak se 32 vite. 

“Skenë e paparë! Nuk thuhet kot për të se godet ministra në mbledhje qeverie dhe në zyrë. Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, i kapur mat nga mega afera korruptive e tij prej 430 milionë euro e djegësave. Ai u vërsulet i tmerruar nga faktet gazetarëve në studio si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shëndetësor nga tmerri dhe tërbimi. Kjo sepse ai e di se ka kryer megavjedhje për të cilën do të dënohet së paku 32 vjet Burg!,“-shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË: 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll