Politike

“Kushëriri im, Olsian Çela duhet të izolojë Metën”/ Deklarata “bombë” e deputetit socialist: Presidenti e ka mbush

16 Tetor 2020, 08:05 Nga DOSJA
“Kushëriri im, Olsian Çela duhet të izolojë

TIRANË- Në seancën e djeshme parlamentare, deputeti socialist Bujar Çela kërkoi që kryeprokurori Olsian Çela, të cilin e ka kushëri, të bëjë sa më shpejt izolimin e presidentit Ilir Meta. Deputeti i PS theksoi se nuk ka nevojë që Byroja Kombëtare e Hetimit të bëjë hetime, pasi sipas tij, Ilir Meta tashmë e ka mbushur kupën me ato që ka bërë.

“Ne kemi plot probleme, por ky grip, që unë do e quaja, një zjarr në mbarë globin, i cili na bën që të kemi edhe frikë dhe na ndërgjegjëson më shumë për t’u mbrojtur më shumë. Në rast se nuk mbrojmë veten, duhet të mbrojmë të tjerët. Është detyra jonë të dëgjojmë çdo organ këshillimor, të cilët ju qytetarë të dashur duhet t’i mirëkuptoni dhe jo t’i quajmë si teka, në mënyrën që i trajton opozita apo ‘pseudo presidenti’ jonë. Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokurorin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishme, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat.

Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj-lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH-ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminderit shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.

Në seancën e djeshme parlamentare, pasi debate mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit Lefter Maliqi lidhur me kriminalitetin në vend. Kryeministrit Edi Rama kishte interpelancë me deputetët e opozitës për minoritetet në vend, por nuk u paraqit në seancë. Ndërkohë tre deputetë shkelën aktin normative duke u shfaqur pa maska në Kuvend.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar çela deputeti kërkon izolim të metës ilir meta bujar çela deputeti kërkon izolim të metës ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 21:11

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha dont...