Aktualitet

“Qeveritarët kombinojnë maskat me veshjet”/ Përlot gruaja në grevën e naftëtarve: Nuk kam para për t’i

15 Tetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
“Qeveritarët kombinojnë maskat me veshjet”/ Përlot

BALLSH– Gratë e naftëtarëve ditën e sotme kanë marrë një hap ekstrem. Ata janë bashkaur me naftëtarët e tjerë të cilët kanë dalë në grevë urie prej 18 ditësh duke qenë se nuk u plotësohen kërkesat.

Teksa kanë foluar për medait me lot në sy Një prej tyre prek me fjalët e saj, kur njëra prej tyre thoë se edhe pse ka 34 vite punë si laborante nuk ka para për të mbuluarshpenzimet e së bijës kur kjo e fundit i kërkon maskë apo fletore. Ajo shprehet se qeveritarët sot jetojnë mes luksit ndërsa ndërrojnë maskat duke i kombinuar me veshjet.

“Ndoshta kryeministri dhe ministrja nuk e kanë marrë seriozisht punën e këtyre grave. Nuk po themi që duam diçka jashtë ligjit, duam atë që na takon. Duam atë që na jep ligji. T’i japin një zgjidhje sa më parë se nuk është e lehtë për fëmijët tanë. Vajza ime është mbasdite në shkollë gjimnaziste dhe nuk e di si mund ta përjetojë vajza ime. Ky është profesioni jonë. Unë jam laborante prej 34 vjetësh, sot nuk kisha lekë t’i blija vajzës fletore. Vajza kërkonte maskë sot, unë nuk kisha t’i bleja. Qeveritarët po ndërrojnë maskat sipas veshjes. Me lule fustanet, me lule maska. Ndërsa vajza ime qante për një 200 lekëshe. Kjo është zgjidhja jonë. Do sakrifikojmë. I bëjmë thirrje të na heqë lotët nga sytë. Ne të punojmë një vit dhe nuk i lajmë dot ato borxhet që kemi marrë”, shprehet ajo.

Ndërsa një tjetër thotë se greva e tyre do të dalë në mediat ndërkombëtare, duke e cilësuar si turp të institucioneve që nuk marrin përgjegjësitë e tyre.

“Përderisa nuk po na japin zgjidhje ne vendosëm të futeshim vetë në grevë urie., Ky është turpi i botës. Turp t’iu vijë atyre që lozin me njëri-tjetrin dhe nuk përgjigjen për naftërarët. Turp t’u vijë atyre që futen gratë në grevë urie. Ky lajm do të dalë nëpër botë dhe atyre turp t’u vijë”, thotë ajo

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve greva e naftetareve

Sondazh

Poll