Aktualitet

Dekonspiroi operacionet/ Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për pezullim nga detyra për Artan Shkëmbin

15 Tetor 2020, 08:25 Nga DOSJA
Dekonspiroi operacionet/ Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin. Mësohet se në seancën e sotme në GJKKO ishte i pranishëm edhe Shkëmbi. Ndërkohë pas senacës ai nuk ka dhënë asnjë pronocim për mediet.

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua pasi ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Shkëmbi ankimoi vendimin e dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, për pezullin nga detyra.

Sipas avokatit Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme ishte i parsyetuar, dhe se Shkëmbi duhet të qendrojë në detyrë pavarësisht hetimeve. Broci deklaroi se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e provave pasi ato tashmë janë administruar nga SPAK.

Më 1 tetor  Gjykata e Posaçme  la në fuqi masën pezullim nga detyra për Artan Shkëmbin. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët,  Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Ndërkohë, bashkë me të nën hetim janë edhe dy oficerë të tjerë, të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shkëmbin.  Ky i fundit vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet seanca në gjkko për artan shkëmbin seanca në gjkko për artan shkëmbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...