Aktualitet

Lajm i keq për të gjithë lexuesit shqiptarë, Ministria e Shëndetësisë anulon Panairin e Librit, shoqata e botuesve vendos

15 Tetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Lajm i keq për të gjithë lexuesit shqiptarë, Ministria e

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të anulojë Panairin e 23-të të Librit në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në një deklaratë për mediat, ku bëjnë me dije se nuk është aprovuar kërkesa për të zhvilluar panairin nga data 12-15 nëntor 2020, siç ishte planifikuar.

Deklarata e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës, ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”. Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë, Grupi organizator.

Mirëpo ditën e sotme ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online. Lajmi është bërë e ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, kjo shoqatë bën me dije se panairi nuk duhet ti mungojë qytetarëve të Tiranës.

Ndërkohë që jo më larg se dje, MSh vendosi hapjen në një protokoll të veçantë të kinemave në të gjithë vendin. Edhe pse grumbullimi në një Panair libri është më i madh se në një kinema, një anulim i prerë, pa shikuar një mundësi tjetër ose një formë tjetër organizimi, është i nxituar dhe me një kosto mbi lexuesin shqiptar, por edhe shkrimtarët.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulohet panairi i librit anulohet panairi i librit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...