Aktualitet

Vetëm 10 ditë kohë për t’u larguar/ Përplasje mes Policisë dhe pronarëve të bizneseve tek Inxhinieria e Ndërtimit, sh

15 Tetor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Vetëm 10 ditë kohë për t’u larguar/ Përplasje mes

TIRANË – Përplasje mes Policisë Bashkiake dhe pronarëve të disa biznesve pranë Inxhinerisë së Ndërtimit në Tiranë. Paraditen e sotme, 10 dyqane në zonë duhet të ishin liruar për t’u shembur por pronarët kanë kërkuar më shumë kohë duke marrë parasysh dhe shkeljen e afatit fillestar që u kishte dhënë pushteti lokal.

Fillimisht pronarët duhet të lironin hapësirat para fundit të vitit, por një shkresë e dytë ka përshpejtuar procedurat, duke i kërkuar hapësirat bosh që prej datës 12 tetor. Të kapur në befasi nga ndryshimi i afatit, duke u shprehur se vetëm 10 ditë nuk janë mjaftueshëm për të lëvizur të gjithë “mallin” e tyre, ndaj kanë bërë rezistencë ndaj ndërhyrjes së Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake.

“Ne duhej të dilnim në fund të vitit, por Bashkia na kërkoj të dilnim që më datë 12 tetor. Nuk kemi nxjerrë akoma pajisjet,“-thanë njëzëri të gjithë protestuesit.

Por ndërkohë sipas përfaqësuesve të Bashkisë, kontrata midis pronarit të godinës dhe qiramarrësve ka përfunduar, ndaj u kërkohet këtyre të fundit për të liruar ambientet sa më parë. Një prej tyre i ka kundërshtuar efektivët e Policisë Bashkiake, duke përfunduar i shoqëruar në Komisariat. Në pamjet e shoqërimit e tij duket qartë momenti kur efektivët e kapin nga të dy krahët dhe e tërheqin zvarrë për ta futur në furgon.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e qytetareve ne tirane protesta tek 21 dhjetori tirane protesta e qytetareve ne tirane protesta tek 21 dhjetori tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...