Aktualitet

Vrasje, pengmarrje, trafik droge/ OFL u dërgon kërkesë për deklarim pasurie Saimir Rrapajt, Fotaq Zaharit, Bexhet Alliajt

15 Tetor 2020, 08:49 Nga DOSJA
Vrasje, pengmarrje, trafik droge/ OFL u dërgon kërkesë për

TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka “zbarkuar” ditën e sotme në  Vlorw. OFL u ka dërguar pasullë për deklarim pasurie Saimir Rrapajt, Fotaq Zaharit, Bexhet Alliajt.

Të tre personat, të dënuar për ‘Vrasja me paramendim’,“Trafikimi i narkotikëve”, dhe  ‘Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi’, duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: S.Rr., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; F.Z., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”; B.A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bexhet alliajt fotaq zaharit ofl saimir rrapajt bexhet alliajt fotaq zaharit ofl saimir rrapajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...