Aktualitet

“E pabesueshme…”/ Humb jetën nga Covid-19 gazetari dhe historiani i njohur, përlotet rrjeti për vdekjen e N

15 Tetor 2020, 09:45 Nga DOSJA
“E pabesueshme…”/ Humb jetën nga Covid-19 gazetari dhe

TIRANË- Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit  historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Mësohet se Dragoi ishte prej javësh i infektuar me koronavirus dhe për fat të keq nuk mundi të fitoj betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit të shprehin dhe ngushëllime për familjen e të ndjerit. 

“Me keqardhje të thellë, ju bëj me dije miqtë e mij, humbjen shumë të parakohëshme të jetës, nga covid19, të një prej miqve të mij të mirë e të respektuar, Nuri Dragoi gazetar, shkrimtar e mbi të gjitha NJERI i mirë. U prehësh në paqe miku im ! Dheu të qoftë i lehtë !  Ngushëllime të ndjera familjes !”– shkruan një i afërm.

“Miku yne Nuri Dragoi! Nuk na besohet ikja jote. Ti je mes nesh. Ti je ai i qeshuri, i dashuri, korrekti, ndihmuesi, fjalemiri, pene arti, atdhetari. Ti kujtohesh cdo dite mes nesh. Mbetesh nje Nur miresie kudo qe ke shhkelur dhe folur. Fjala jote ishte mjalte zemre. E pabesueshme….” shkruan një tjetër. 

Dragoi ka qenë botues i disa librave, dhe i njohur për qendrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nuri dragoi koronavirusi ne shqiperi nuri dragoi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...