Aktualitet

“Këtu do vdesim” Gratë e naftëtarve futen në grevë urie: Nuk na jepet e drejta, na kanë rimëkëmbur që prej 10 vites

15 Tetor 2020, 09:04 Nga DOSJA
“Këtu do vdesim” Gratë e naftëtarve futen në

BALLSHDitën e sotme grevës së naftëtarve që po mbahet prej 18 ditësh u janë bashkuar edhe gratë. Ata shprehen se duke qenë se qeveria nuk zbatoi asnjë kërkesë të tyre morën vendimin e ekstrem për t’u bashkuar naftëtarëve të tjerë. Gratë të cilat kanë zevëndësuar partnerët e tyre duke qenë se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar kanë thënë se do ta vazhdojnë protestën derisa t’u plotësohen kërkesat.

“Nuk kishim zgjidhje vendosëm të merrnim këtë vendim ekstrem. Asnjë nuk mori parasysh grevën e shokëve tanë. Do vazhdojmë grevën deri sa të vdesim. Na kanë rimëkëmbur që prej 10 vitësh. Nuk kemi pasur asgjë  konkrete askush nuk na ka dëgjuar fjalën. Nuk na jepet e drejta e jonë”.- shprehet gruaja.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 18 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Ndërkohë ditën e djeshme kreu i sindikatës Sokol Dautaj  së bashku me disa naftëtarë ditën e djeshme  kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por që takimi nuk ka përfënduar me sukses. Kështu që naftëtarët kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate e naftetareve futen ne greve greva e naftetareve grate e naftetareve futen ne greve greva e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...