Aktualitet

Të mbyllura nga marsi, zbardhet udhëzimi për hapjen e Kinemave: Pushime për ajrosje, s’futet asnjë klient me temperaturë

15 Tetor 2020, 09:32 Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka zbardhur udhëzimin për hapjen e kinemave, të cilat kanë qënë të mbyllura që prej muajit mars, kohë kur u shënuan rastet e para me koronavirus në vend.

Sipas udhëzimit të Ministrisë, të firmosur nga shefja e ISHP-së, Albana Fico, thuhet se në mes të shfaqeve do të bëhen të paktën 15 minuta pushim, për të ajrosur sallat. Në salla nuk do të lejohet që të futet asnjë klient me temperaturë më të lartë se 37.5 gradë dhe është ndaluar konsumimi i pijeve dhe ushqimit. 

“Asnjë klient me temperaturë mbi 37.5 nuk duhet të lejohet në hyjë në kinema. Të vendosen shenja dalluese në lidhje me distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, rreth zonës së ambientit të kinemasë. Të afishohen oraret e shfaqejeve me periudha të shkurtra pushimi nga një shfaqje në tjetrën për të parandaluar grumbullimin në zonat e pritjes. Të kryhen shfaqjet me një interval pushimi jo më pak se 15 minuta nga njëra shfaqje tek tjetra për të lejuar pastrimin e duhur për të kryer ventilimin dhe për të parandaluar përplasjen e klientëve që hyjnë/dalin nga kinemaja. Të shënohen qartë me shenja dalluese karriget/ndenjëset që nuk përdoren për efekt të ruajtjes së distancës jo më pak se 1.5 m. Të mos kryhet konsumim i ushqimeve dhe pijeve në ambientet dhe sallën e kinemasë,”-thuhet ndër të tjera në njoftim.

Vendimi për hapjen e kinemave hyri në fuqi ditën e djeshme, pas publikimit në Fletoren Zyrtare me urdhër të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut. Ndërkohë, teatrot, koncertet janë akoma të mbyllura për shkak të pandemisë dhe urdhërit që është vënë në fuqi në datën 29 maj 2020.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapen kinemate ne vend koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise hapen kinemate ne vend koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 07:51

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes ty...