Aktualitet

SUPER-SKEMA e mashtrimit/ Dy rumunët bënin namin në Shqipëri, përndiqnin turistët, lyenin gishtat me xhel dhe u vidhnin pa

15 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
SUPER-SKEMA e mashtrimit/ Dy rumunët bënin namin në

TIRANË– Dy rumunë, të identifikuar si Cristian Mirea dhe Alexander Boovenau, vinin të maskuar si turistë në vendin tonë dhe vidhnin me karta të klonuara krediti bankomatet. Dy bashkëpunëtorët mbanin nën vëzhgim të gjithë turistët që vinin në Shqipëri dhe u tërhiqnin paratë nga bankat.

Për të mos lënë shenja, gjatë vjedhjes ata bllokonin kamerat që janë në çdo bankomat dhe lyenin gishtat me xhel por të mos u identifikuar nga Policia. Duke përdorur bankomate në zona shumë të populluara si përshembull rruga e Elbasanit, ose ajo e Barrikadave, dy rumunët i tërhiqnin paratë kryesisht në euro, por nuk i thoshin “jo” pas valutës shqiptare.

Kallëzimi për rastin konkret është bërë nga një bankë e nivelit të dytë, e cila konstatoi ndërhyrjet në bankomat dhe bllokimet e kamerave, ndërkohë që dëmi i bërë arrin deri nga 50 deri në 500 euro.  Gjykata penale pranoi kërkesën e avokatit të tyre duke i lënë në gjendje të lire,ndërkohë që nën hetim janë edhe persona të tjerë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alexander boovenau cristian mirea alexander boovenau cristian mirea

Sondazh

Poll