Aktualitet

15 Tetor 2020, 07:51 Nga DOSJA

BALLSH– Sot naftëtarët e Ballshit futen në ditën e 18-të të grevës së urisë. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj ka dhënë detaje nga takimi i djeshëm mes tyre dhe përfaqësues të kompanisë së uzinës i cili nuk u arrit asnjë marrëveshje. Dautaj shprehet se në takim u dhanë vetëm premtime boshe.

“Në takimin që zhvilluam dje na u dhanë vetëm premtime boshe. Premtime nga ata që na lidhën kontratat dy muaj më parë. I kemi bërë kontratat 2 muaj më parë ata të vijnë të fillojnë punën.”– thotë Dautaj.

Ndërkohë në protestë duke qenë se gjendja shëndetësore e 10 naftëtarëve është përkeqësuar ata janë zevëndësuar nga gratë e tyre të cilat shprehen se do të vazhdojnë grevën e urisë derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie sokol dautaj greva e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie sokol dautaj

Sondazh

Poll