I “pushtojnë’ tokën vëllait të vogël/ Arrestohen 2 shoferë në Durrës e Krujë, procedohen 4 persona
DURRËS– Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit ndësra 4 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë në pranga ka rënë një 24-vjeçar pasi drejtonte motorin pa leje kurse një tjetër i dehur kishte përplasur në Sukth një të mitur 7 vjeç. Ndërkohë mësohet se në Derven të Krijës dy vëllezër i kanë pushtuar tokën vëllait të tyre të 3-të dhe janë proceduar penalisht. Po ashtu në Kapedanaj të Ishëmit pasi preu dru pa lejen e organeve kompetente.
Njoftimi:
Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasen M. L., 58 vjeçe, banuese në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e saj, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa steka me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin H. Xh., 57 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi në fshatin Kapedanaj, Ishëm, Durrës, ka prerë 1.5 m³ dru zjarri, pa lejen e organeve kompetente. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit Sh. V., 45 vjeç dhe A. V., 42 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke vëllait të tyre, shtetasit A. V. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: Z. L., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi. I. H., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi, në Sukth, duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur Xh. I., 7 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spitalin rajonal Durrës, është larguar në banesë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin, niset urgjencë drejt spitalit
VLORË– Një aksident ëhstë regjistruar mëngjesin e sotme në qyettin e Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se automjeti ka përplasur një këmbëso...
“Nuk mbahet gjatë gjithë ditës”/ Qytetarët me maska në rrugët e Tiranës, disa prej tyre të painformuar: Nuk di gjë,
TIRANË- Nga sot të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska në ambientet jashtë shtëpisë. Sipas vendimit të ri të qeverisë, kush nuk do të mbajë maskën do të...
FOTO nga qytetet e Shqipërisë/Nga sot maska me detyrim edhe jashtë, 171 persona gjobiten. Nuk shpëtojnë as deputetët (VIDE
SHQIPËRI- Duke nisur që prej ditës së sotme (15 Tetor 2020) mbajtja e maskave në Shqipëri është bërë e detyrueshme deri në një urdhër të dytë nga qeveria.K...
Mos harroni të merrni çadër me vete/ Gjatë pasdites së sotme do të ketë rrebeshe shiu, temperaturat do të ulen në 5 gra
SHQIPËRI- Rikthehen sërish reshjet e shiut. Meteoalb parashikon se gjatë paradites do të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa gjatë pasdites do të nisin rrebe...
Nga sot maskat të detyrueshme në çdo ambient/ Shumica e qytetarëve respektojnë vendimin, ka edhe të pabindur! Kush shkel u
SHQIPËRI- Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë në të gjitha ambientete jashtë shtëpisë. Një ditë më parë drejtoresha e Institutit të...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 15 tetor 2020
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë vendimin e qeverisë për hapjen e kine...
Mjekja shqiptare nga Gjermania: Marrim gjobë deri në 300 euro nëse nuk vëmë maskë, edhe këu ka debate
TIRANË– Ndonëse në Shqipëri përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura do të fillojë që nga nesër, në Gjermani kjo masë është aplikuar...
Mjeku shqiptar që punon në New York ngre zërin: Absurde, askush s’ka pse të mbajë maskë në ambient të hapur
TIRANË– Shumë vende në Evropë e kanë vendosur të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe të hapura. Një masë të tillë do të apliko...
Anullohet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë: Shkaku është rrezikshmëria e lartë për përhapjen e Covid-19
TIRANË- Panairi i Librit në Tiranë është anulluar pasi është konsideruar nga Ministria e Shëndetësisë si një event me rrezkshmëri të lartë për përhapjen e...