Aktualitet

“Nuk mbahet gjatë gjithë ditës”/ Qytetarët me maska në rrugët e Tiranës, disa prej tyre të painformuar: Nuk di gjë,

15 Tetor 2020, 07:31 Nga DOSJA
“Nuk mbahet gjatë gjithë ditës”/ Qytetarët me

TIRANË- Nga sot të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maska në ambientet jashtë shtëpisë. Sipas vendimit të ri të qeverisë, kush nuk do të mbajë maskën do të marrë gjobë nga 30 mijë deri në 50 mijë.

Por, çfarë thonë qytetarët për këtë vendim të ri të qeverisë? 

Shumë prej tyre mendojnë se maska nuk mund të mbahet gjatë gjithë ditës. Por ajo që vihet re është se shumë qytetarë sot kanë dalë në rrugë me maska.

Por, ka edhe nga ata që shprehen se nuk janë informuar për këtë vendim të qeverisë.

“Nuk di gjë, se kam dëgjuar, se kam hapur televizorin, logjike që do e vendosim tani që e dëgjuam”, shprehet qytetari.

Ndërsa një tjetër thotë:  “Gjithë ditën nuk mbahet, unë e kam mbajtur më parë në autobusë, në rrugë se kam mbajtur”, shprehet një qytetare.

Ndërkohë ka edhe qytetarë që kanë mirëpritur vendimin e qeverisë.  “Nuk është vendimi i ynë, është vendim i të gjithë botës, shumë mirë është, unë jam me pompa, mezor flas, nuk kam frikë nga gjoba, e mbaja kur dilja, maska është për të mirën tonë”. thotë një tjetër. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat me detyrim masat me detyrim

Sondazh

Poll