Aktualitet

FOTO nga qytetet e Shqipërisë/Nga sot maska me detyrim edhe jashtë, 171 persona gjobiten. Nuk shpëtojnë as deputetët (VIDE

15 Tetor 2020, 07:21 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Duke nisur që prej ditës së sotme (15 Tetor 2020) mbajtja e maskave në Shqipëri është bërë e detyrueshme deri në një urdhër të dytë nga qeveria.

Ky urdhër është zbatuar nga shumica e shtetasve shqiptarë mirëpo kanë qënë 171 prej tyre që janë treguar ‘rebelë’ dhe kanë shkelur vendimin e qeverisë duke mos vendosur maskën në ambientet e jashtme. Kështu këta persona kanë marrë gjobën prej 3.000 lekësh.

As deputetët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjobë. Deputeti Florenc Spaho, i cili edhe pse u mundua ta vendosë maskën pasi u pikas nga policia, sërish nuk i shpëtoi gjobës. “Viktimë” kanë rënë edhe deputetët e opozitës, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi, të cilët i janë bindur urdhrit dhe kanë pranuar gjobën.

Vendimin për këtë e dha para disa ditësh kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama dhe mesa duket ky vendim nuk ka rënë në vesh të shurdhër pasi qytetarët e Shqipërisë ditën e sotme kanë dalë në rrugë me maska.

Në disa foto të siguruara nga Dosja.al shihet se qytetarët kanë zbatuar urdhërin e qeverisë sakaq në rrugë ka dalë dhe policia për të vëzhguar nga afër nëse qytetarët kanë vendosur maskë ose jo.

A.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll