Aktualitet

Merr flakë makina në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, ka vetëm dëme materiale

13 Tetor 2020, 18:29 Nga DOSJA
Merr flakë makina në ecje në autostradën

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut. Sipas informacionit të Policisë së Tiranës, mësohet se rreth orës 20:00, teksa ishte në lëvizje, mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ka marrë flakë.

Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëmdijë elektrike. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake makina te tegu tirane elbasan merr flake makina te tegu tirane elbasan

Sondazh

Poll