Aktualitet

Dështon atentati me eksploziv në Vlorë, autori braktis çantën dhe telefonin pasi pikaset nga banorët, forcat xheniere krye

13 Tetor 2020, 17:06 Nga DOSJA
Dështon atentati me eksploziv në Vlorë, autori braktis

VLORË– Atentat i dështuar në Vlorë! Një pako me rreth 400 gramë eksploziv ishte përgatitur, futur brenda një çante dhe ishte lënë pranë një automjeti në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Kalimtarët e zonës, pikasën çantën e zezë që qëndropnte pranë një makine në lulishten e zonës dhe lajmëruan policinë, duke bërë kështu që qëllimi i atentatorëve të mos realizohej.

Vetëm pak metra më tej çantës, u gjet dhe një aparat celular, që ishte i lidhur me lëndën plasëse. Policia krijoi kordonin e sigurisë, vendosi shiritin dhe evakuoi të gjithë zonën, në mënyrë që forcat xheniere të realizonin shpërthimin e komanduar të eksplozivit.

Forcat xheniere mbërritën. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, efektiovët e mirëpërgatitur, ndoqën procedurat e nevojshme dhe më pas kryen shpërthimin. Gjithçka kaloi pa dëme. Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që mësohet se janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth, në mënyrë që të zbulohet personi që vendosi lëndën plasëse.

Paraprakisht dyshohet se shënjestra mund të ketë qenë pronari i mjetit, ku dhe u la lënda plasëse, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per tritol ne vlore vlore alarm per tritol ne vlore vlore

Sondazh

Poll