Aktualitet

E prostituoi për tre vite me radhë, shqiptari nuk I ndahet 26-vjeçares, i shkon në shtëpi edhe bashkëkombasit që ia hoqi

13 Tetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
E prostituoi për tre vite me radhë, shqiptari nuk I ndahet

ITALI- Një shqiptar është arrestuar sot nga karabinierët italianë, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me armë një 26-vjeçare, po nga Shqipëria që të prostituonte. E reja ishte në vështirësi ekonomike dhe pa banesë, është detyruar që të prostituojë që nga viti 2016 deri në dhjetor në 2019 me radhë në rrugët e Parmës dhe shuma që ajo fitonte për 31-vjeçarin shkonte deri në 400 euro në ditë.

Ngjarja ka vazhduar deri në dhjetorin e kaluar pasi vajza në atë moment vendosi që të kërkonte ndihmë te Guradia di Finanza. Që nga ajo kohë 31-vjeçari e përndiqte vajzën për të zbuluar se ku qendronte. Pasi mori vesh që një shqiptar tjetër e kishte strehuar në shtëpi ai filloi që të sulmonte edhe atë madje në 23 shkurt qëlloi disa herë me pistoletë drejt derës së tij. Ndërsa në 27  qershor e goditi shqiptarin tjetër me çekiç duke i shkaktuar lëndime.

Ndërkohë që tani është në burg dhe po përballet me një sërë akuzash duke filluar nga shfrytëzim i prostitucionit, armëmbajtje pa leje, kërcënime për jetën, dhunë shtëpiake dhe plagosje personale.

(I.A/doosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjeçari guradia di finanza arrestohet 31-vjeçari guradia di finanza

Sondazh

Poll