Aktualitet

Covid-19 futet keq në shkolla, infektohen dy mësues në Belsh, kolegët dhe nxënësit futen në karantinë

13 Tetor 2020, 16:25 Nga DOSJA
Covid-19 futet keq në shkolla, infektohen dy mësues në Belsh,

ELBASAN- Dy mësues në shkollën 9-vjeçare “Jashar Dunga” në Kajan të Belshit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Pas rezultatit të tamponëve, një e pjesë e nxënësve dhe kolegëve që kanë pasur kontakte me ta.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 10 nxënës të shkollës tashmë janë izoluar, ndërkohë përsa i përket shkollës pas rastveve të kornfirmuara ende nuk është marrë një vendim nëse do të mbyllet apo jo. 

Në Elbasan që prej hapjes së shkollave janë infektuar me Covid-19, 27 mësues, sakaq numri i të infektuarve ka shkuar në 238 persona. 

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 15,752 persona dhe kanë humbur jetën 429 të tjerë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne elbasan kroonavirusi ne elbasan koronavirusi ne elbasan kroonavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll