Aktualitet

Alarmi për tritol në Vlorë, policia: E gjetëm në brendësi të një lulishteje

13 Tetor 2020, 18:04 Nga DOSJA
Alarmi për tritol në Vlorë, policia: E gjetëm në

VLORË– Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me pakon e dyshimtë të gjetur në Vlorë. Përmes një njoftimi, policia shkruan se për pakon e dyshimtë u informua rreth orës 18:42 dhe se e gjetën në brendësi të një lulishteje.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë Vlorë; Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per tritol ne vlore vlore alarm per tritol ne vlore vlore

Sondazh

Poll