Aktualitet

DETAJE + VIDEO/ Bllokohet qarkullimi në Vlorë, pakoja e eksplozivit dyshohet se është lidhur me telefon

13 Tetor 2020, 17:28 Nga DOSJA
DETAJE + VIDEO/ Bllokohet qarkullimi në Vlorë, pakoja e eksplozivit

VLORË– Qarkullimi në Vlorë, pranë Pallatit të Kulturës është bllokuar tërësisht pas alarmit për lëndë eksplozive.

Burime nga vendi i ngjarjes, theksojnë për Dosja.al se pakoja e dyshimtë dyshohet se është lidhur me një aparat celular, për të komanduar shpërthimin. Pakoja u gjet pranë një peme, afër Pallatit të Kulturës dhe u pikas nga kalimtarë të zonës.

Policia ka rrethuar gjithë zonën dhe ka vendosur një perimetër sigurie. Forcat xheniere pritet që të japing përfundimin e saktë për përmbajtjen e lëndës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per tritol ne vlore alarm per tritol ne vlore

Sondazh

Poll