Aktualitet

Artan Hoxha nuk ndalet, publikon pamje të reja nga parcelat e kanabisit, në njërën ka dhe lopë: Made in Albania, nuk duan a

13 Tetor 2020, 17:24 Nga DOSJA
Artan Hoxha nuk ndalet, publikon pamje të reja nga parcelat e kanabisit,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje të tjera me parcela kanabisi. Në dy video të postuara në faqen e tij në Facebook, Hoxha paraqet dy parcela me kanabisin, njëra në ambient të hapur, ndërsa tjetra në një serë. Krah pamjeve, gazetari shkruan se ky është brandi i njohur “Made in Albania”.

Hoxha shton se kjo bujqësi e blegtori nuk ka nevojë për subvencione nga shteti, as për pagë lufte dhe as për asistencë sociale.

“Natyre e qete …vjeshte 2020… Bujqesi dhe blektori, te nderthurura bashke, krijojne brand-in me te njohur “Made in Albania” në Bashkimin Europian. Dhe nuk kane nevoje fare, as per subvencione nga shteti, as per page lufte nga Ben Ahmetaj, madje nuk kerkojne as asistence sociale…”- shkruan Hoxha krah videove.

Në njërën prej tyre, vihet re që ka edhe lopë. Një natë më parë, i ftuar në “Opinion”, Hoxha publikoi një tjetër video ku shihej procesi i tharjes së kanabisit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha me parcela kanabisi artan hoxha artan hoxha me parcela kanabisi

Sondazh

Poll