Aktualitet

“Është e drejta ime të lëviz lirisht”/ Emigranti shqiptar bën namin në Itali, kundërshton autoritetet për mb

13 Tetor 2020, 17:00 Nga DOSJA
“Është e drejta ime të lëviz lirisht”/ Emigranti

ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme  në Firence për shkak të kundërshtimit për të mbajtur maskë në rrugë. Po ashtu sipas mediave vendase shqiptari ka kundërshtuar 3 policë ku i ka goditur këta të fundit, dhe i bërë për spital.

Mësohet se shqiptari kishte dalë duke shëtitur në rrugët e Italisë së bashku me një grua por që asnjëri nuk kishte vendosur maskë edhe pse tashmë vendi fqinj e ka bërë të detyrueshme.

Tre policë të Policisë Bashkiake iu afruan dhe i kërkuan që të vinte maskën, në të kundërt do të penalizohej, por shqiptari kundërshtoi me forcë, duke theksuar se kishte të drejtë të lëvizte me gojën e hundën zbuluar. Pas polemikave, patrulla kërkoi përforcime, por shqiptari kaloi nga fjalët te veprat, duke i sulmuar dhunshëm.

Goditje, shqelma dhe një breshëri grushtesh pa fund, duke bërë që tre policë të shkonin më pas në spital. Njërit prej tyre i kafshoi gishtin dhe për pak sa nuk ia këputi fare.

Shqiptari tashmë ndodhet në pranga dhe nesër pritet që të dalë para gjykatës për të marrë dënimin.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll