Aktualitet

SHERRI PËR LEKË/ Nuredin Dumani pjesëmarrës në ekzekutimin e ‘Ilit’, armën e shkrepi Kapllanaj dhe e fshehu në servis

13 Tetor 2020, 16:38 Nga DOSJA
SHERRI PËR LEKË/ Nuredin Dumani pjesëmarrës në

TIRANË– Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës dhe Klevis Kapllanit, ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Nga kamerat e sekuestruara pranë vendit të krimit të ndodhur më 21 korrik të këtij viti, është pikasur Dumani bashkë me të njohurin si mikun e tij, Klevis Kapllani.

Ky i fundit, u vra në Rrogozhinë dhe për këtë krim, gjithashtu po akuzohet Nuredin Dumani. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga bizneset tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’, shihet se armën, bazuar në karakteristikat trupore, e ka shkrepur Kapllani, ndërsa Dumani, është personi që e ka pritur në makinë, për t’u larguar menjëherë pas krimit.

Më pas, siç pohojnë dhe burime nga grupi hetimor, Kapllani ka vendosur armën në servisin që është në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit, për t’i fajësuar ata për këtë ngjarje.

Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj kanë qenë miq të ngushtë mes njeri-tjetrit, por pas kësaj vrasjeje, 37-vjeçarit të shpallur në kërkim i ‘shkoi’ në mendje ta eliminonte për të mbuluar ekzekutimin e Ramazanit, të njohur ndryshe si ‘Ili.

Ky plan i Dumanit u përforcua më tej, kur u fut në sherr me Kapllanin për një sasi parash, origjina e të cilave, dyshohet të jetë nga burime kriminale. Kështu, 37-vjeçari Nuredin Dumani, i njohur dhe për tutorim të vajzave ekzekutoi Kapllanin në Rrogozhinë, vetëm 200 metra larg banesës së tij. Tashmë, Dumani është shpallur në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale. Aktiviteti i Dumanit ka nisur shumë vite më parë, (lexo këtu dosjen e plotë) dhe i riu nga Dibra me vendbanim me Durrës, tashmë për autoritetet shqiptare, është një vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli. Të dy, kërkohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Gjithashtu, 37-vjeçari ekzekutoi vëllanë e bashkëpunëtorit të tij, Talo Çela, Bujarin. Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë konfliktuar bashkë dhe si hakmarrje, ky i fundit i vrau të vëllanë.

Si porositës për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Bujar Çelës ndodhet në burg, Erion Alibej. Ky i fundit, akuzohet dhe për urdhërimin e vrasjes së Regis Runajt, mik me Ramazanin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela emiljano ramazani klevis kapllani nuredin dumani regis runaj bujar çela emiljano ramazani klevis kapllani nuredin dumani regis runaj

Sondazh

Poll