Sport

Gjyqtari Hamiti, drejtësi në Qipro…

13 Tetor 2020, 14:58 Nga DOSJA
Gjyqtari Hamiti, drejtësi në Qipro…

TIRANE – Pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet, se UEFA ka caktuar gjyqtarin shqiptar të FIFA-s, Eldorian Hamiti, të japë drejtësi në një ndeshje kualifikuese të U-21.

Nesër, në orën 18:00, do të luhet sfida: Qipro U-21 – Holandë U-21, e vlefshme për europianin e kësaj moshe. Këtë takim do ta drejtojë pikërisht gjyqtari ynë lezhian Eldorian Hamiti. Ndihmësa të tij do të jenë vijërojtësit Ilir Tartari dhe Nertil Bregasi, të kategorisë ndërkombëtare. Gjithashtu, mësohet se edhe gjyqtar i katërt i takimit, do të jetë gjyqtari po shqiptar, Olsid Ferataj.

Përveç gjyqtarit të FIFA-s, Enea Jorgji, edhe gjyqtari tjetër shqiptar i FIFA-s, Eldorian Hamiti, është një nga të preferuarit e UEFA-s, e cila duke u bazuar në performancën e tyre, vazhdimisht i ka aktivizuar gjyqtarët shqiptarë në eventet e futbollit europian, me synim rritjen e nivelit të tyre profesional.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eldorian hamiti enea jorgji fifa gjyqtaret e fifa-s gjyqtaret shqiptare uefa eldorian hamiti enea jorgji fifa gjyqtaret e fifa-s gjyqtaret shqiptare uefa

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 14:21

Cristiano Ronaldo infektohet me koronavirus

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ‘Ylli’ i futbollit ta...

Sport 13 Tetor 2020, 13:44

Kapiteni Ramos mendon largimin nga Reali

MADRID – Tronditet familja “Los Blancos” në Madrid. Emblema dhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, sipas medias spanjole, po përgatit “valixhet” për t’u lar...

Sport 13 Tetor 2020, 13:15

Edhe zv.trajneri Bonera me Covid-19

MILANO – “Djajtë” e Milanos “pushtohen” nga koronavirusi. Zv.trajneri Daniele Bonera ka patur temperaturë dhe pasi i është nënshktruar testit për Covid-19...

Sport 13 Tetor 2020, 12:43

Kosova drejt Greqisë, edhe me 3 mungesa të tjera

PRISHTINE – Sot “Dardanët” janë nisur drejt Athinës, pasi nesër, në orën 20:45, do të përballen me Greqinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin 3 të Ligës C...

Sport 13 Tetor 2020, 10:49

Gianni De Biasi nga “lufta në paqe”!

SHQIPERI – Për herë të parë Xhani De Biasi rikthehet në Tiranë si trajner i një përfaqësueseje tjetër. Prej pak muajsh ai udhëheq kombëtaren e Azerbaixhan...

Sport 13 Tetor 2020, 09:24

Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

DURRES – Superliga shqiptare është i vetmi kampionat në Europë i cili ende nuk ka nisur. Shkak për këtë kanë qenë disa kërkesa që komuniteti i sportit i k...

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...