Sport

Jeta e “Lord” Bendtner në një libër, ish-sulmesi rrëfen të pathënat, nga sherri me Henry-n te Arsenal deri te probleme

13 Tetor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Jeta e “Lord” Bendtner në një libër, ish-sulmesi

DANIMARKË-Jeta e Nicklas Bendtner jashtë fushës vazhdon të befasojë, edhe tani që lojtari është tërhequr nga futbolli aktiv. Sulmuesi danez ka nxjerrë në shitje autobiografinë e tij të titulluar “Both Sides”. Siç bën të ditur lojtari bien në sy disa histori me të cilat 32-vjeçari është futur në probleme me prostituta, me të cilat ai dhe shokët e skuadrës shkonin një ditë para ndeshjeve.

“Më ka ndodhur që pasi shkova me një vajzë, ajo u kthye sërish tek unë dhe pretendonte se e kisha lënë shtatzanë. Unë e pyeta atë se çfarë kërkonte të thoshte me këtë dhe ajo kërkoi diçka nga unë. Vajza më kërkoi që unë të paguaja që ajo të bënte operacion gjoksin. Kështu që u detyrova t’ia paguaja operacionin si dhe rrugën deri tek klinika. Një natë tjetër një vajzë më theu dritaren e pasme tek një nga Porschet e mia.”

Në historitë e pazakonta nuk mund të mungonte Thierry Henry, që me danezin ka patur më shumë se një rast kur janë konfrontuar ballë për ballë. “Bënim stërvitje me dy pasime, Henry bëri tre dhe unë bërtita ‘janë tre’! Ai më bëri shenjë që të pushoja. Unë bëra të njëjtën gjë e më sinjalizuan dënim, kështu që u ankova. Ai më shau e më bëriti që ta qepja, por unë i thashë ta mbyllte vetë. Vrapoi drejt meje dhe filluam të grindeshim pastaj erdhën Campbell e Ashley Cole e më qetësuan. Por janë gjëra që ndodhin kur një nga sulmuesit më të mirë në botë të bërtasin para fytyrës…”.

Danezi ka patur edhe probleme me kumarin, ditët e fundit ish-sulmuesi i Arsenal dhe Juventus ka rrëfyer për Marca, pasionin e madh për kazinonë.

“Një ditë humba 400 mijë paund për 90 minuta. Isha shumë i dehur për t’u ulur në tryezën e kazinosë, më mbaruan edhe paratë. Më kujtohet si ika duke i zvarritur në banjo. Më pas dola dhe kontrollova një bankomat. Nuk e dija sa para kisha në llogari, por kishin mbetur rreth 30 mijë paund. Fillova të luaj përsëri, nuk u ndala dhe i lashë edhe paratë e fundit.

Isha 30 vjeç kur u përjashtova nga kombëtarja e Danimarkës. Ndihesha i si mos më keq dhe fillova të qaj. Do doja të kthehesha pas në kohë dhe t’ia fusje vetes me çekiç kokës. Do të doja t’i thërrisja mendjes për të kuptuar se si duhej të kisha menduar për diçka më shumë, për mundësi me të rëndësishme“, deklaron sulmuesi nordik.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal juventus nicklas bendtner arsenal juventus nicklas bendtner

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 14:21

Cristiano Ronaldo infektohet me koronavirus

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ‘Ylli’ i futbollit ta...

Sport 13 Tetor 2020, 13:44

Kapiteni Ramos mendon largimin nga Reali

MADRID – Tronditet familja “Los Blancos” në Madrid. Emblema dhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, sipas medias spanjole, po përgatit “valixhet” për t’u lar...

Sport 13 Tetor 2020, 13:15

Edhe zv.trajneri Bonera me Covid-19

MILANO – “Djajtë” e Milanos “pushtohen” nga koronavirusi. Zv.trajneri Daniele Bonera ka patur temperaturë dhe pasi i është nënshktruar testit për Covid-19...

Sport 13 Tetor 2020, 12:43

Kosova drejt Greqisë, edhe me 3 mungesa të tjera

PRISHTINE – Sot “Dardanët” janë nisur drejt Athinës, pasi nesër, në orën 20:45, do të përballen me Greqinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin 3 të Ligës C...

Sport 13 Tetor 2020, 10:49

Gianni De Biasi nga “lufta në paqe”!

SHQIPERI – Për herë të parë Xhani De Biasi rikthehet në Tiranë si trajner i një përfaqësueseje tjetër. Prej pak muajsh ai udhëheq kombëtaren e Azerbaixhan...

Sport 13 Tetor 2020, 09:24

Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

DURRES – Superliga shqiptare është i vetmi kampionat në Europë i cili ende nuk ka nisur. Shkak për këtë kanë qenë disa kërkesa që komuniteti i sportit i k...

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...