Sport

Kapiteni Ramos mendon largimin nga Reali

13 Tetor 2020, 13:44 Nga DOSJA
Kapiteni Ramos mendon largimin nga Reali

MADRID – Tronditet familja “Los Blancos” në Madrid. Emblema dhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, sipas medias spanjole, po përgatit “valixhet” për t’u larguar nga mbretërorët. Kjo për shkak, se mbrojtësit madrilen, më 30 qershor të vitit 2021 i përfundon kontrata me Realin dhe drejtuesit e klubit, ende nuk i kanë ofruar atij një kontratë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në këto rrethana, 34-vjeçari Sergio Ramos ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij, duke hedhur sytë sa majtas aq edhe djathtas, për të mos u gjendur i befasuar në fundin e qershorit të ardhshëm. Dhe ofertat nuk kanë munguar.

Bardhezinjtë e Juventusit kanë nisur kontaktet me menaxherët e mbrojtësit Ramos. Madje bëhet me dije, se juventinët duke u sforcuar, janë të gatshëm t’i paguajnë kapitenit madrilen, një pagë prej afro 12 milionë eurosh në vit. Por në garë me juventinët, edhe pse ende jo konkretë, është edhe Paris SG, i cili gjithashtu ka shprehur interes për shërbimet e Sergio Ramosit, në rast të një largimi të mundshëm të tij nga Real Madridi.

B.T. (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport los blancos madrilenet real madrit sergio ramos los blancos madrilenet real madrit sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 13:15

Edhe zv.trajneri Bonera me Covid-19

MILANO – “Djajtë” e Milanos “pushtohen” nga koronavirusi. Zv.trajneri Daniele Bonera ka patur temperaturë dhe pasi i është nënshktruar testit për Covid-19...

Sport 13 Tetor 2020, 12:43

Kosova drejt Greqisë, edhe me 3 mungesa të tjera

PRISHTINE – Sot “Dardanët” janë nisur drejt Athinës, pasi nesër, në orën 20:45, do të përballen me Greqinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin 3 të Ligës C...

Sport 13 Tetor 2020, 10:49

Gianni De Biasi nga “lufta në paqe”!

SHQIPERI – Për herë të parë Xhani De Biasi rikthehet në Tiranë si trajner i një përfaqësueseje tjetër. Prej pak muajsh ai udhëheq kombëtaren e Azerbaixhan...

Sport 13 Tetor 2020, 09:24

Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

DURRES – Superliga shqiptare është i vetmi kampionat në Europë i cili ende nuk ka nisur. Shkak për këtë kanë qenë disa kërkesa që komuniteti i sportit i k...

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...