Sport

FSHF do tifozët në stadium, por duhet pyetur qeveria! Ja për cilat ndeshje bëhet fjalë

13 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
FSHF do tifozët në stadium, por duhet pyetur qeveria! Ja për

TIRANË-Federata Shqiptare e Futbollit po tenton që të ecë me hapin e UEFA-s. Më datë 1 tetor institucioni më i madh i futbollit në Europë ka lejuar rikthimin e tifozëve në një masë të kufizuar për kompeticionet e organizuara prej saj. FSHF e ka ndjekur këtë njoftim dhe lejim të UEFA-s, për t’iu drejtuar qeverisë me një kërkesë që diçka e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë.

Në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Kazakistani dhe Bjellorusisë në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndeshje që mund të jenë të pranishëm 30% e kapacitetit të përgjithshëm. Në bazë të një kapaciteti maksimal prej 22 000 vendesh, kërkesa për 30% spektatorë korrespondon me 6600 të pranishëm. UEFA në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të saj të disa ditëve më parë saktësonte se me gjithë këtë leje, vendimi final për rikthimin e pjesshëm të tifozëve u takon të gjitha qeverive të vendeve respektive.

Kujtojmë që vetëm 1 muaj më parë UEFA e bëri testin në ndeshjen e Superkupës së Europës në Budapest në takimin mes Bayern Munich dhe Sevilla.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania fshf air albania fshf

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...