Sport

Trajneri gjerman “vjell vrer” ndaj Guradiolës dhe filozofisë së tij: Titujt te Barcelona i fitoi Messi, jo ai

13 Tetor 2020, 09:36 Nga DOSJA
Trajneri gjerman “vjell vrer” ndaj Guradiolës dhe

SPANJË-Barelona arriti kulmin e saj rreth një dekadë më parë, gjatë kohës kur drejtohej nga Pep Guardiola, por ka nga ata që besojnë se puna e trajnerit spanjoll, tani në krye të Manchester City-t, është e mbivlerësuar dhe se sukseset e asaj skuadre erdhën falë Leo Messit.

I këtij mendimi është Felix Magath, ish-trajner i njohur në Bundesligë, aktualisht drejtor sportiv i Admira Wacker në Austri, i cili dha një intervistë për “Sport Bild”, ku injoroi Guardiolën dhe vlerësoi Messin.

“Ishte Messi ai që fitoi tituj, jo Guardiola. Pa Messin, ky sistem kurrë nuk do të kishte funksionuar me kaq sukses për Guardiolën. Përndryshe, ai do të kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin ose Manchester City-n shumë kohë më parë. Ai fitoi vetëm falë Lionel Messit, i cili mund të ndryshojë një ndeshje nga hiçi”, – tha Magath, i cili gjithashtu analizoi se loja e ekipeve të Guardiolës është “e mërzitshme”.

“Kjo lloj loje funksionon vetëm nëse ke lojtarë teknikisht më të mirë se rivalët e tyre. Për spektatorin, të kesh topin dhe ta vërtitësh është thjesht e mërzitshme. Një ekip i nivelit të lartë nuk ka nevojë për atë,”- shtoi Magath, tri herë kampion i Bundesligës si trajner (një herë me Ëolfsburgun dhe tri herë me Bayernin).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona guardiola magath messi barcelona guardiola magath messi

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 09:24

Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

DURRES – Superliga shqiptare është i vetmi kampionat në Europë i cili ende nuk ka nisur. Shkak për këtë kanë qenë disa kërkesa që komuniteti i sportit i k...

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...