Sport

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

13 Tetor 2020, 09:13 Nga DOSJA
Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së tretë të Nations League. Ky do të jetë takimi i katërt për këtë event, ku të katër skuadrat e këtij grupi, pas tri ndeshjesh kanë nga katër pikë.
Ndërkohë, UEFA ka përcaktuar edhe “ekipin” e gjyqtarëve që do të drejtojnë këtë takim. Kryesor do të jetë francezi 31-vjeçar Karim Abed, i cili edhe pse në një moshë të re, vlerësohet si një gjyqtar me të ardhme.
Francezi Abed sezonin e shkuar ka drejtuar 13 ndeshje në Ligue 1, ndërkohë që ka gjykuar edhe katër ndeshje në Europa dhe Champions League. Ndihmësa të tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arbitri lituani nations league ndeshja shqiperi arbitri lituani nations league ndeshja shqiperi

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...