Sport

Kosova drejt Greqisë, edhe me 3 mungesa të tjera

13 Tetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
Kosova drejt Greqisë, edhe me 3 mungesa të tjera

PRISHTINE – Sot “Dardanët” janë nisur drejt Athinës, pasi nesër, në orën 20:45, do të përballen me Greqinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Nations League.

Nga një njoftimin i Federatës së Futbollit të Kosovës, mësohet se trajneri Bernard Challandes nuk do të ketë në dispozicion edhe tri lojtarë titullarë, mungesa e të cilëve krijon vështirësi të reja për skuadrën e Kosovës. Ata janë Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, që pas vizitave mjekësore kanë rezultuar të pamundur fizikisht për të luajtur në takimin e nesërm.

“Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Futbollistët e Kosovës, sonte (e martë) në orën 18:00, sipas orës lokale, do të zhvillojnë stërvitjen e zakonshme para ndeshjes në Athinë të Greqisë.

Kosova bën pjesë e grupit 3 në Ligën C të Nations League, ku ka marrë vetëm një barazim nga tri ndeshje të zhvilluara. Ndërkohë, Greqia është kryesues i grupit me 7 pikë.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arber zeneli dardanet edon zhegrova kosova prishtina prishtine valon berisha arber zeneli dardanet edon zhegrova kosova prishtina prishtine valon berisha

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 10:49

Gianni De Biasi nga “lufta në paqe”!

SHQIPERI – Për herë të parë Xhani De Biasi rikthehet në Tiranë si trajner i një përfaqësueseje tjetër. Prej pak muajsh ai udhëheq kombëtaren e Azerbaixhan...

Sport 13 Tetor 2020, 09:24

Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

DURRES – Superliga shqiptare është i vetmi kampionat në Europë i cili ende nuk ka nisur. Shkak për këtë kanë qenë disa kërkesa që komuniteti i sportit i k...

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...