Sport

Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

13 Tetor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Hasanbelliu: Po shkon pak gjatë ky bojkot!

DURRES – Superliga shqiptare është i vetmi kampionat në Europë i cili ende nuk ka nisur. Shkak për këtë kanë qenë disa kërkesa që komuniteti i sportit i ka bërë qeverisë, por që palët ende nuk kanë rënë dakord. Si rrjedhojë kampionati i edicionit 2020/2021 duhet të startonte më 12 shtator, por kemi mbërritur në mesin e muajit tetor dhe ende asnjë  sinjal pozitiv. Edhe vetë presidentët e klubeve duken të lodhur nga kokfortësia e qeverisë. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu në një intervistë për Panorama Sport ka theksuar: “Faktikisht, unë nuk kam qenë për të bërë bojkot, por duke parë shumicën, edhe unë mendova si të gjithë. Gjykuam të veprojmë kështu duke i bërë thirrje qeverisë që të shikojë me përparësi ato që kemi kërkuar. Në syrin tim mendoj se futbolli gjithmonë duhet ta ketë mirë me qeverinë, kushdo qoftë ajo. Edhe me këtë qeveri si Superligë që jemi, mirë e kemi pavarësisht se ne tani kërkojmë të plotësohen disa kërkesa të logjikshme. U mendua të bëhej një bojkot, që për mendimin tim vazhdoi pak gjatë, ndryshe nga çfarë mund të parashikohej,” – tha Hasanbelliu.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti edmond hasanbelliu qeveria superliga teuta bojkoti edmond hasanbelliu qeveria superliga teuta

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 09:13

Lituani-Shqipëri, gjykon një 31-vjeçar

LITUANI – Të mërkurën në orën 18:00, në “LFF stadionas” të Vilnusit, do të zhvillohet takimi Lituani – Shqipëri, i vlefshëm për grupin 4 të vazos së...

Sport 13 Tetor 2020, 09:09

Tare: Reja po udhëheq tranzicionin

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, njëherazi edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i ka dale në mborjtje kombëtares dhe trajnerit Reja për kritikat pa...

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...