Aktualitet

“Ik në shtëpi, kanë parë kamionin duke zbrit”/ U kapën me 78 sirianë në kamion, zbardhen bisedat mes trafikantëve, E

13 Tetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
“Ik në shtëpi, kanë parë kamionin duke zbrit”/ U

TIRANË– Zbardhen bisedat telefonike mes personave që u kapën e Korçë teksa po transportonin me kamion 78 emigrantë nga Siria. Gazetari Elton Qyno ka mësuar detaje nga dosja hetimore, ku janë zbardhur edhe bisedat telefonike mes të prangosurve. Ka qënë Endri Rrushi, personi i cili e ka kuptuar se Policia e Shtetit kishte rënë në gjurmët e tyre, duke kërkuar nga i vëllai që të shkojë në shtëpi në mënyrë që të mos kapet.

“…Ik shpi, kanë pa kamionin në mëngjes duke zbrit. Nuk duhet lëviz më me të. Kemi ngrit tërë shtetin në këmbë, që Tiranë deri në Korçë. Kanë ngrit çdo cep postobllok…”. Mesazhi mes vëllezërve është dërguar pas mesnatës, në orën 00:42 minuta.

Dy vëllezërit janë djemtë e biznesmenit nga Flamur Rrushi, i cili administron kompaninë e pastrimit “Rrushi Trans”. Duke përdorur kamionët e firmës të rinjtë kërkonin nga emigrantët 1200 euro në këmbim të lëvizjes së nga fshati Zvezdë deri në Tiranë, ku do strehoheshin në një objekt në fshatin Mullet.

Ndërkohë që në pyetje nga Policia janë marrë 20 emigrantë sirianë, dhe kanë rrëfyer se ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të konfliktit të armatosur dhe kërkonin një të ardhme më të mirë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në rrëfimin e tyre, ata kanë pranuar se kanë hyrë në Turqi e më pas kanë kaluar për në Greqi.

Nga aty kanë pohuar se ishin kontaktuar me persona të ndryshëm për të vijuar udhëtimin nga Shqipëria drejt Serbisë. Me të kaluar në territorin shqiptar, emigrantët kanë treguar se kanë udhëtuar për 2-3 ditë në këmbë, ku kanë shkuar tek vendi dhe kanë pritur të vinte kamioni ti merrte. Në këmbim të 1200 eurove me të drejtë kthimi, kishin rënë në konktat me të tranfikantët për të vijuar udhëtimin e tyre në Veri.

Deri më tani dy vëllezërit, Amarildo dhe Endri Rrushi nga Prrenjasi, Urim Bajrami dhe Rinard Biçaku nga Librazhdi, janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Korçës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo rrushi endri rrushi operacioni perimetri rinard bicaku urim bajrami amarildo rrushi endri rrushi operacioni perimetri rinard bicaku urim bajrami

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 11:48

DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashk...