Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i shqiptarit në Greqi/ I varur kokëposhtë në kangjella, dyshimet e para të policisë: Shkoi në vil

13 Tetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Gjendet trupi i pajetë i shqiptarit në Greqi/ I varur

GREQI– Një shqiptar është gjetur i vdekur në një vilë në Greqi. Shtetasi është gjetur i varur në kangjellat e vilës, kokëposhtë, i kapur nga xhinset.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë, mirëpo trupi i shqiptarit është gjetur sot. Sipas policisë, dyshohet se ai mund të ketë tentuar të grabisë vilën mirëpo në momentin kur ka kaluar kangjellat, xhinset janë kapur në të dhe ka ndodhur ngjarja e frikshme.

Dyshohet se shqiptari ishte grabitës në atë zonë pasi është i njohur nga policia duke qënë se i duhej të paraqitej çdo datë 1 dhe 15 të muajit në komisariatin e Zakynthos.

Për shkakun e vdekjes pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari i vdekur ne greqi shqiptari i vdekur ne greqi

Sondazh

Poll