Arrestohen 8 persona në Tiranë/ 3 prej tyre akuzohen për trafik droge, zona në kryeqytet ku shpërndanin lëndën narkotike
13 Tetor 2020, 10:56Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me iniciale S. J., G. P dhe K. A, të cilët akuzohen për prodhim dhe trafik droge. Ndërkohë në prangat e policisë kanë rënë edhe 5 persona të tjerë,K. B., 24, M. B., 20 vjeç, E. G., 27 vjeç, L. S., 50 vjeç dhe A. U., 24 vjeç për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i Policisë:
Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 3 shtetas. Arrestohen në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të personave që shpërndajnë lëndë narkotike nëpër shkolla, ambientet pranë tyre apo në çdo ambient tjetër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirorganizuar, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, në rrugën “Sami Frashëri” kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit S. J., G. P dhe K. A., për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 350 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një shumë parash të dyshuara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celular.
Po nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 24 vjeç, banues në Durrës, sepse ka përndjekur ish të dashurën e tij në mënyrë të vazhdueshme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-M. B., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-E. G., 27 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një shkop bejsbolli.
– L. S., 50 vjeç, pasi në rrugën “Egnantia”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.
-A. U., 24 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. M., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORE– Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.Katër prej shtetasve të arrestuar janë...
DURRES– Janë përmbytur disa banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës për shkak të motit të keq që vijon që nga dita e djeshme.Shkak për përmbytjet në ish-kënetë ...
TIRANË- Kur kanë kaluar disa javë nga ekzekutimi i rëndë që tronditi qytetin e Elbasanit, ku u qëllua me breshëri vëllai i Talo Çelës, Bujar Ç...
GREQI– Një sasi e madhe lëndë narkotikësh është sekuestruar nga policia greke pas një aksioni që u zhvillua ditën e djeshme. Skafi i cili kishte 1.2 ton k...
BALLSH- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Sot ndryshe nga herët e tjera ata kanë kërkuar të marrin librezat e punës dhe “të zhduken” ng...
VLORE–Gjykata e Vlorës ka dhënë masëne sigurisë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin të cilët akuzohen se kanë vrarë dhe më pas djegur bashkëshortin dhe v...
TIRANE– Feruzan Shehu është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Mirëpo, tre muaj më parë, i njëjti shtetas është arrestuar nga forcat blu po me...
ITALI– Një person është vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se ka vrarë një shtetas shqiptar në vitin 2013 në zonën e Muggio në provincën e Monzës...
GREQI- Policia greke ka kapur një sasi të madhe heronie me peshë 102 kg dhe 685 gram. Herorina është sekuestruar në një apartament në Athinë dhe ishte e ndarë n...