Aktualitet

Kultivonin lëndë narkotike në Vlorë, bien në pranga 4 gra, sekuestrohen 5 kilogramë cannabis sativa

13 Tetor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Kultivonin lëndë narkotike në Vlorë, bien në pranga 4

VLORE– Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.

Katër prej shtetasve të arrestuar janë gra, të cilat merreshin me këtë aktivitet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vllahinë të Vlorës.

A.B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë iu janë sekuestruar 5 kilogramë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.

Policia deklaron se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore gra qe kultivojne kanavis arrestim ne vlore gra qe kultivojne kanavis

Sondazh

Poll