Aktualitet

Vrau shokun për borxhin pranë digës së liqenit, prokuroria kërkon 35 vite burg për Islam Myrkajn

13 Tetor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Vrau shokun për borxhin pranë digës së liqenit, prokuroria

TIRANE– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Myrkaj, i cili më 16 mars të vitit të shkuar vrau Haxhi Baçinozin. Ngjarja ndodhi pranë digës së liqenit në Tiranë sepse agresori i kërkoi mikut borxhin prej 54 mijë eurosh që i kishte dhënë pak kohë para ngjarjes.

Baxhinozi teksa kishte dalë për vrap me djalin e tij të mitur, kur para tij doli Ismal Myrkaj dhe pas një konflikti verbal, ky i fundit ka nxjerrë armën e tij dhe e ka qëlluar disa herë ndaj Baçinozit. Pasi e ka qëlluar për vdekje ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Viktima kishte marrë borxh disa mijëra euro nga Islam Myrkajt, me të cilin kishte edhe një biznes. Kjo gjë ka sjellë konfliktin me autorin, i cili më pas edhe kreu vrasjen. Më pas bashkë me një person tjetër që e ka ndihmuar në kryerjen e krimit, janë larguar në drejtim të Saukut. I vetmi që ka mundur që ta identifikojë autorin, ka qënë djali i mitur i viktimës, i cili ishte gjithashtu prezent në vendngjarje.

Haxhi Baxhinozi ishte origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. Ai ishte dënuar sërish më 3 qershor 1984, këtë herë me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i haxhi bacinozit islam mylkaj ekzekutimi i haxhi bacinozit islam mylkaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 11:48

DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashk...