Aktualitet

Greqia shtyn sërish mbylljen e kufirit për shtetasit shqiptarë, mësohet data e hapjes

13 Tetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Greqia shtyn sërish mbylljen e kufirit për shtetasit shqiptarë,

TIRANE– Greqia ka shtyrë sërish afatin e mbajtjes mbyllur me kufirin me Shqipërinë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ambasada greke në Shqipëri ka bërë të ditur vendimin që është dhënë nga autoritetet greke. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 25 tetor. Në fuqi është akoma paraqitja e testit negativ për Covid-19.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 25 tetor”, shkruan ambasada.

Pas hapjes së kufirit, në Kakavijë do të kalojnë 700 persona në ditë ndërsa në Kapshticë 300.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada greke kufiri shqiptaro-grek ambasada greke kufiri shqiptaro-grek

Sondazh

Poll