Aktualitet

Moti i keq/ Përmbyten disa banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës, uji hyn në brendësi

13 Tetor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Moti i keq/ Përmbyten disa banesa në zonën e

DURRES– Janë përmbytur disa banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës për shkak të motit të keq që vijon që nga dita e djeshme.

Shkak për përmbytjet në ish-kënetë është bërë bllokimi i kanalizimeve të rrugëve. Për shkak të shirave janë përmbytur dhe rrugët si dhe uji ka hyrë në brendësi të banesa.

Reshjet e dendura të shiut kanë “pushtuar” vendin. Edhe gjatë natës shirat kanë rënë me një intensitet të madh, ku në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora, Poçem dhe Muzinë janë përmbytur disa rrugë. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme me qarkullimin, pasi mëngjesin e sotëm, shumë makina kanë pasur vështirësi në lëvizje dhe ndërkohë është krijuar shumë trafik. Po kështu, për shkak të përmbytjeve të rrugëve edhe këmbësorët kanë vështirësi për të lëvizur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne durres moti i keq ne durres

Sondazh

Poll