Aktualitet

FOTOT: Ndjekje si nëpër filma në Greqi/ 4 shqiptarët i ndjek Policia për më shumë se 30 minuta, tentojnë të arratisen d

13 Tetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
FOTOT: Ndjekje si nëpër filma në Greqi/ 4 shqiptarët i ndjek

ATHINË– Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë duke finalizuar një ndjekje të denjë për skenarët kinematografikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Neos Kozmos të Athinës, teksa shqiptarët ishin brenda një makinë tip “Hundai” dhe pavarësisht sinjalit të policisë për të ndaluar nuk e kanë bërë.

Shqiptarët dyshoheshin se kishin grabitur një banesë në zonë, dhe sjellja e tyre shtoi dyshimet e Policisë, të cilët iu vunë nga pas më shumë se 30 minuta. 

Pasi u ndoqën këmba-këmbës, shqiptarët u izoluan prej agjentëve në një rrugicë, ndërsa agjentët iu bënë thirrje të dorëzoheshin. Të zënë ngushtë, drejtusi i makinës eci pas dhe për të shpëtuar goditi një makinë policie. Si pasojë e përplasjes, tre oficerë policie u plagosën lehtë pa pasur nevojë që të merrnin mjekime në spital. 

4 shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin, përveç akuzave për vjedhje dhe grabitje, akuzohen edhe për sulm ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.  Ndërkohë që dyshohet se shqiptarët janë të përfshirë edhe në grabitje të ngjashme në zonë.  

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne greqi greqi policia greke arrestohen shqiptaret ne greqi greqi policia greke

Sondazh

Poll