Aktualitet

Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në brigjet greke, mediat: Skafi u ngarkua me drogë në Shqipëri

13 Tetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Sekuestrohen 1.2 ton kanabis në brigjet greke, mediat: Skafi u ngarkua me

GREQI– Një sasi e madhe lëndë narkotikësh është sekuestruar nga policia greke pas një aksioni që u zhvillua ditën e djeshme. Skafi i cili kishte 1.2 ton kanabis sativa po transportohej në vendin fqinj me skaf.

Tonelatat e drogës u zbuluan nga rojet bregdetare greke të Peloponezit. Trafikantët kishin zbarkuar në zonën e Manit dhe e kishin fshehur skafin në një zonë shkëmbore. Në momentin që do të nisnin punën për të marrë ngarkesën, ndërhynë forcat greke të policisë.

Shtypi në Greqi raporton se skafi dyshohet që të jetë ngarkuar me 1.2 ton kanabis në brigjet e Shqipërisë. Por, policia greke dukej se kishte dijeni në rrugë operative për një ngarkesë të tillë, pasi mbante nën vëzhgim për ditë me radhë skafin me drogë.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë ende, ndërsa nga Policia Shqiptare nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë ngarkesë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skaf me droge ne greqi skaf me droge ne greqi

Sondazh

Poll