Dogji burrin dhe vjehrrën, Gjykata dënon me 35 vite nusen dhe jep burg përjetë për të dashurin e saj
13 Tetor 2020, 09:37Nga DOSJA
VLORE–Gjykata e Vlorës ka dhënë masëne sigurisë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin të cilët akuzohen se kanë vrarë dhe më pas djegur bashkëshortin dhe vjehrrën e Hysnies.
Gjykata ka dhënë masën burg përjetë për Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarin.
Si ndodhi ngjarja?
Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec, u ekzekutuan dhe më pas u dogjën në qytetin e Vlorës në janar të 2018-ës. Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila kishte krijuar një lidhje intime me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë. E moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj Kasem Pirjasi, u morën në atë kohë si të pandehur nga Krimet e Rënda dhe dërguar për gjykim për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.
Krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.
Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të kësaj vrasje dhe moskallëzimit të krimit. Gjithashtu u kërkua dhe rishikimi i akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Feruzan Shehu është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Mirëpo, tre muaj më parë, i njëjti shtetas është arrestuar nga forcat blu po me...
ITALI– Një person është vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se ka vrarë një shtetas shqiptar në vitin 2013 në zonën e Muggio në provincën e Monzës...
GREQI- Policia greke ka kapur një sasi të madhe heronie me peshë 102 kg dhe 685 gram. Herorina është sekuestruar në një apartament në Athinë dhe ishte e ndarë n...
LIBRAZHD- Mëngjesin e sotëm një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash dhe ka përfunduar në përroin “Lingajca...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme të uzinës pasi duan të hyjnë brenda.Kreu i Sindikatës, Sokol Dauti para gazetarëve ësh...
TIRANE–Naftëtarët e Ballshit kanë tentuar ditën e sotme të hyjnë me forcë brenda rafinerisë. Teksa sot hyjnë në ditën e tyre të 16-të të grevës së urisë dhe gje...