“Të na japin librezat dhe të zhdukemi nga ky vend”/ Naftëtarët e Ballshit me lot në sy: Jemi 1 mijë familje pa bukë
13 Tetor 2020, 09:42Nga DOSJA
BALLSH- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Sot ndryshe nga herët e tjera ata kanë kërkuar të marrin librezat e punës dhe “të zhduken” nga ky vend sa më parë.
“Do futemi aty, të vijë pronari. Të na japi liberzat dhe të zhdukemi nga ky vend, e të mos dukemi më. Kryeministri të mos dali në studio e të thotë mos u mërzisni. Pse i duan nga 3 milionë lekë ata depuetë atje? Pse i duan ata ato lekë? Turpi do t’i mbulojë. Turpi do t’i mbulojë”, tha një prej naftëtarëve.
Ndërsa një tjetër u shpreh: “Janë 1 mijë familje pa bukë. Na mbytën mafiozët. Të vijë këtu kryeministri i Shqipërisë. Të na japi përgjigje”.
Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Disa prej tyre ndodhen sot në ditën e 16 e grevës së urisë dhe janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.
Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORE–Gjykata e Vlorës ka dhënë masëne sigurisë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin të cilët akuzohen se kanë vrarë dhe më pas djegur bashkëshortin dhe v...
TIRANE– Feruzan Shehu është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Mirëpo, tre muaj më parë, i njëjti shtetas është arrestuar nga forcat blu po me...
ITALI– Një person është vënë në pranga nga policia italiane pasi dyshohet se ka vrarë një shtetas shqiptar në vitin 2013 në zonën e Muggio në provincën e Monzës...
GREQI- Policia greke ka kapur një sasi të madhe heronie me peshë 102 kg dhe 685 gram. Herorina është sekuestruar në një apartament në Athinë dhe ishte e ndarë n...
LIBRAZHD- Mëngjesin e sotëm një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Pishkash dhe ka përfunduar në përroin “Lingajca...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme të uzinës pasi duan të hyjnë brenda.Kreu i Sindikatës, Sokol Dauti para gazetarëve ësh...