Politike

13 Tetor 2020, 10:54 Nga DOSJA

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sqaroi edhe deklaratën e gabuar që bëri dje, kur tha se “6 në 4 biznese” ka falimentuar. Basha tha se rivali i tij politik, Edi Rama, ndjek “lapsuset” e tij, ndërsa shtoi se ato nuk iu kushtojnë asgjë shqiptarëve.

Dje patë sesi një njeri që nuk ka patur kurrë sytë në zemrën e shqiptarëve, ishte marrë me lapsusin tim. Herën tjetër që do të bëj lapsus do e nxjerr vetë. Nuk ka rëndësi nëse kam bërë 1 ose 2 lapsuse në 4 vite, lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve. Ai lapsusi im dje “6 në 4″ dmth ishte 6 në 10 biznese. Ishte raport i BB, por kujt t’ja thuash. Ja që i dëgjon fjalët e mia, por jo për të ndihmuar shqiptarët, por për t’i vjedhur dhe për të mbushur hapësirën mediatike me gomarllëqe. Ka cinizëm për të mos iu përgjigjur shqiptarëve. Ndaj, meqë e dëgjon konferencën ia përsëris edhe njëherë sot, planin me 5 pika. I them ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me cic-mice e gërr-gërre. E kuptoj që e ka për shkak të reumatizmës politike që e ka zënë.”-tha Basha.

Lajmi kryesor: Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet COVID janë të shteruar! Ramën e pret përgjegjësia penale nëse nuk zbaton planin me 5 pika!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gafa e bashes lulzim basha edi rama gafa e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll