Sport

VIDEO/ Robin Krasniqi e feston titullin botëror me këngë patriotike, boksieri nuk nguron të…

12 Tetor 2020, 19:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Robin Krasniqi e feston titullin botëror me këngë

GJERMANI-Robin Haxhi Krasniqi është kampioni më i ri i botës në boks për peshat e mesme. Boksieri shqiptar ka përjetuar një mbremje magjike  teksa ia ka dalë të mposhtë kundërshtarin në raundin e tretë falë një të djathte, e cila bëri që arbitri t’i jepte fund para kohe sfidës, ndërsa në anë tjetër të ringut boksieri shqiptar që garon nën flamurin e Gjermanisë, shpërtheu në festë.

Një sfidë shumë emocionuese e dominuar nga Krasniqi, i cili arriti që të fitojë me “knock out” që në raundin e tretë. Bozel ishte kampion bote në kategoritë WBA dhe IBO dhe po luftonte për të mbrojtur titujt në peshën e mesme. Megjithatë, nuk ia doli dot, pasi boksieri kuqezi e shembi në tapet. Ky sukses i ka shijuar kaq shumë Krasniqit, sa është mbledhur me miqtë e tij, duke festuar më këngë patriotike. Shqiptari nuk ka nguruar të këndojë edhe vetë në praninë e një çiftelie.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks robin krasniqi boks robin krasniqi

Sondazh

Poll

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...